Aktualitet

Shqipëria në BE për 5 vite? Dritan Hila: Premtimi realist, është në dorë të Bashkimit Europian

Analisti Dritan Hila, i ftuar në emisionin Open në News 24 ka shprehur një qëndrim më optimist lidhur me mundësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian brenda pesë viteve.

Sipas tij, Shqipëria është sot në një pozicion më të favorshëm se vendet e tjera kur ata kanë hyrë në BE, duke theksuar se ky premtim është realist dhe në dorë të Bashkimit Europian.

Hila beson se Europa ka një interes të fortë për të pranuar më shumë vende të Ballkanit, për t’i mbrojtur ato nga ndikimi i shteteve të tjera si Rusia dhe Kina. Ai shtoi se Shqipëria është pranuar në NATO për arsye gjeo-strategjike.

Dritan Hila: Shqipëria është sot shumë më mirë se vendet e tjera, kur ata hynë në BE. Premtimi është realist, është në dorë të Bashkimit Europian. Besoj se Europa është në një moment, që ka interes që të hyjnë në BE disa vende të Ballkanit, për t’i mbrojtur nga influenca ruse dhe kineze. Edhe në NATO jemi futur për efekt gjeo-strategjik.

#Shqipëria #në #për #vite #Dritan #Hila #Premtimi #realist #është #në #dorë #të #Bashkimit #Europian
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button