Filetot me salmonelë, ministrja Denaj: Do çojmë para drejtësisë të gjithë ata që abuzojnë!

2.6 tonë fileto pule ose është konsumuar i gjithi nga shqiptarët, ose një sasi mund të gjendet ende në frigorifer. Në “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu pyeti direkt Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, për mënyrën si janë kryer analizat e ngarkesës në fjalë dhe si do procedohet më tej.
Praktikisht është një skandal dhe është i përsëritur! Kur Zvicra solli një sasi të lartë domatesh me pesticide, rasti i 21 tonë agrume që u kthye nga Kroacia, po flasim për prodhim shqiptar, por në këtë rast kemi të bëjmë me import.
Ministrja Anila Denaj: Institucioni që unë përfaqësoj është në një situatë ku ekspozohet Shqipëria, është një situatë alerti. Po aq është edhe për bizneset që kanë detyrim ligjor për të raportuar për produktet. Po aq duhet të jetë përgjegjshmëria për të gjitha institucionet e varësisë dhe ato që merren me gjurmueshmërinë. Është kërkuar të gjurmohej i gjithë zinxhiri i tregtimit, janë evidentuar disa probleme me informacionin. Më pas është referuar në Prokurori, është proces në hetim dhe do isha shumë e kujdesshme të përdorja shifra.
Nuk gjenden më në dyqane!
Unë nuk po e relativizoj, thjesht them që sasia mund të mos jetë aq, nuk është e certifikuar. Çdo gram është i rrezikshëm!
Kanë ardhur në datë 11 Mars, 27 tonë të ndara në 4 lote. Në këtë 10-ditësh, kjo sasi nuk pret analizat para se të dalë në treg?
Ne protokollet i kemi të qarta, në datën 21 Mars është filluar gjurmueshmëria.
Çfarë do bëni për të ardhmen?
Ne kemi ngritur që në Dhjetor një task-forcë që monitoron të gjitha institucionet e varësisë dhe ndjek të gjitha raportimet nga njëri institucion tek tjetri. Nga ana tjetër bizneset duhet të bëhen pjesë e këtij procesi, është detyrim ligjor. Pesticidet e ndaluara, nuk mundet një fermer ta përdorë. Është në proces për t’u dënuar. Ne po zbatojmë këto protokolle dhe për të çuar para drejtësisë të gjithë ata që abuzojnë me sigurinë ushqimore.
#Filetot #salmonelë #ministrja #Denaj #çojmë #para #drejtësisë #të #gjithë #ata #që #abuzojnë
Java News