Aktualitet

Si në filma! Me kallashnikov dhe eksploziv, banditët grabisin miliona euro nga 2 forgona të blinduar në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë Livornos në Itali, ku 2 automjete të blinduara që transportonin para u sulmuan nga një bandë e armatosur dhe u grabitën miliona euro.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në rrugën shtetërore Aurelia, me drejtim jug, pas orës 18:00 të së premtes.

Po ashtu bëhet e ditur se dy automjete të blinduara nga kompania e sigurisë Battistolli ishin në dalje të tunelit San Carlo, në komunën e San Vincenzo. Ata u larguan nga selia e San Pietro-s në Palazzi, në Cecina, njëri i ngarkuar me para dhe tjetri bosh për të vepruar si eskortë. Ata po transportonin 4.5 milionë euro që përdoren për të paguar pensionet e zonës Grosseto, ku ishin drejtuar mjetet e blinduara.

Rruga në vendin e ngjarjes ngushtohet për shkak të një kantieri të hapur ndërtimi dhe trafiku vazhdon vetëm në një korsi. Kjo është gjëja dhe momenti i duhur për të ndërmarrë veprime. Dy furgonë të tjerë – të cilëve më vonë do t’u vihet flaka pas sulmit – bllokojnë dy mjetet e blinduara dhe të paktën gjashtë banditët me kapuç të veshur me të zeza dhe kallashnikovë, drejtojnë armët te pesë rojet e sigurisë në detyrë. Ata i detyrojnë të dalin dhe të largohen, më pas ata copëtojnë furgonin e blinduar të ngarkuar me para dhe ikin me tre makina që u ngjitën nga pas.

Këto janë momente terrori absolut, skena të ngjashme me filmat. Motoristët dhe kalimtarët e rastit, si dhe disa banorë që dolën në rrugë kur dëgjuan shpërthimin, e shikonin ngjarjen me mosbesim dhe frikë.

“Pa fjalë” është kryetari i bashkisë së San Vincenzos, Paolo Riccucci, i cili në mbrëmje komentoi në Facebook: “Imazhe që ne ende luftojmë t’i inkuadrojmë në rrafshet e realitetit”.

#në #filma #kallashnikov #dhe #eksploziv #banditët #grabisin #miliona #euro #nga #forgona #të #blinduar #në #Itali
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button