Aktualitet

Rezerva valutore e Shqipërisë në nivelin më të lartë ndonjëherë, çfarë ka ndikuar sipas ekspertëve

Blerjet e detyruara, mbi vlerat e planifikuara, bashkë me eurobondin kanë zgjeruar rezervën valutore të Shqipërisë në nivelin më të lartë ndonjëherë. Në fund të marsit, ajo arriti në gati 7 miliardë euro nga më pak se 6.3 miliardë në shkurt.

“Zhvlerësimi i euros gjithësi vijon, pavarësisht se rezerva ka arritur në nivelin më të lartë ndonjëherë”, tha për A2 CNN, eksperti bankar Kliton Vaso.

Në krahasim me marsin e një viti më parë, rezerva valutore që Banka Qendrore ka mbledhur ka kapur shifrën e 1.3 miliardë eurove apo me 23 për qind.

Megjithatë euro vijon të zhvlerësohet duke dëmtuar veçanërisht eksportuesit.

“Dhe për mua kjo sjell pikërisht atë që po ndodh tani. Zhvlerësimin e euros edhe jashtë sezonit turistik. Oferta e euros është shumë e lartë”, shtoi Vaso.

Bazuar në një analizë paraprake, Ministra e Financave dhe Ekonomisë vlerëson se sasia e rezervës valutore është e mjaftueshme për të mbuluar mbi një vit importe. Nga ana tjetër, rritja e rezervës valutore, është një tjetër lajm i keq për eksportuesit.

“Këtë vit eksportuesit do të konsumojnë “dhjamin” e akumuluar. Vitin e ardhshëm mund të shohim shkurtime dhe falimentime te këto ndërmarrje, bazuar te ecuria e deritanishme e kursit të këmbimit”, nënvizoi eksperti.

Rezerva valutore shërben për të shlyer borxhin e qeverisë në valutë, për të mbështetur tregtinë ndërkombëtare dhe për të parandaluar apo zbutur lëvizjet e forta të kursit të këmbimit.

#Rezerva #valutore #Shqipërisë #në #nivelin #më #të #lartë #ndonjëherë #çfarë #ndikuar #sipas #ekspertëve
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button