Nga stoli me Shqipërinë në imazh kryesor kundër Galatasarait, Beshiktashi i jep jehonë Ernest Muçit

Ernest Muçi ka qëndruar në stol për dy ndeshjet e Shqipërisë në muajin mars. Futbollisti shqiptar nuk luajti as në përballjen e Kombëtares tonë kundër Anglisë dhe as në atë kundër Andorrës. Ndërkohë sa i përket performancave në klub, disa luhatje shoqërojnë herë pas here djaloshin shqiptar.
Megjithatë tani te Beshiktashi kanë vendosur që t’i besojnë Muçit në një moment vendimtar dhe shumë të rëndësishëm. Kjo skuadër do të përballet sot kundër Galatasarait dhe Ernesti jo vetëm që është titullar, por njëkohësisht është edhe imazhi kryesor. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
?? ?lk 11’imiz!
? @GalatasaraySK @HondaTR pic.twitter.com/SEyglZF0sO
— Be?ikta? JK (@Besiktas) March 29, 2025
#Nga #stoli #Shqipërinë #në #imazh #kryesor #kundër #Galatasarait #Beshiktashi #jep #jehonë #Ernest #Muçit
SportExpress