Sport

Dy ndeshjet ndaj Kroacisë në UEFA Nations League për vajza, trajneri Grima publikon listën e lojtareve të grumbulluara

Kombëtarja e vajzave do të luajë dy ndeshjet e radhës në Grupin 4 të Ligës B në UEFA Nations League ndaj Kroacisë.

Takimi i parë është programuar të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” më 4 prill, ndërsa ndeshja e kthimit më 8 prill në “Sport Centre Rudes”. Të dyja sfidat do të luhen në orën 16:00.

Trajneri Armir Grima ka publikuar listën e futbollisteve të grumbulluara, duke ftuar 23 lojtare për këto dy përballje.

Më poshtë lista e plotë:

Portiere: Antigoni Hyska, Viona Rexhepi, Rajmonda Spahiu

Mbrojtëse: Arbenita Curraj, Suzane Vuksani, Leonora Dedgjonaj, Armera Tukaj, Arbiona Bajraktari, Alma Hilaj

Mesfushore: Mesuare Begallo, Ezmiralda Franja, Megi Doçi, Ilarja Zarka, Djellza Istrefaj, Mikaela Metalla

Sulmuese: Kristina Maksuti, Xhesika Ndoj, Florentina Kuqi, Klea Hamonikaj, Fortesa Berisha, Qëndresa Krasniqi, Valentina Troka, Erjona Emërllahu

Grumbullimi i vajzave do të nisë të dielën në Shkodër, aty ku ekipi do të përgatitet për ndeshjen e parë ndaj Kroacisë.

#ndeshjet #ndaj #Kroacisë #në #UEFA #Nations #League #për #vajza #trajneri #Grima #publikon #listën #lojtareve #të #grumbulluara
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button