Aktualitet

Akuzohet se vendosi tritol në lokal, identifikohet dhe shpallet në kërkim 47-vjeçari

Shpërthimi i lëndës plasëse në ambientin e jashtëm të një lokali në rrugën “Mustafa Gaxheri” në datën 25 mars është zbardhur nga policia.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim 47-vjeçari si autor i dyshuar i ngjarjes, i cili është me precedent të theksuar kriminal të mëparshëm.

Bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes shtetasin Renato Mneri, 47 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu sekuestrohen veshjet e përdorura nga autori i dyshuar ditën e ngjarjes si dhe biçikleta që 47-vjeçari përdori për t’u larguar.

Punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

#Akuzohet #vendosi #tritol #në #lokal #identifikohet #dhe #shpallet #në #kërkim #47vjeçari
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button