“Marrëveshje paqeje me biznesin, për 3 vite”, Rama: Ambicie, pensioni mesatar 400 euro

Kryeministri Rama prezanton programin e PS përmes të cilit kërkon votën e shqiptarëve më 11 maj, për të cuar përpara reformat e nisura dhe për të anëtarësuar Shqipërinë në BE
Punësimi dhe pensionet – kemi reduktuar me 40 % shkallën e papunësisë, Sot e kemi në më poshtë se 9%, kemi arritur objektivin ta ulim papunësinë në njëshifrore. Shqipëria 2030 do e ketë në 6 %
Përgatituni ti jepni përgjigje kush na përmend atë 300 mijë vende pune. Kur ne morëm detyrën kishtë 1 mln e 23 mijë të punësuar, sot 1 mln 327 mijë, janë më shumë se 300 mijë vende të reja punë, sipas regjistrit
Pensioni mesatar ishte vetëm 86 euro, në 2924 u bë 124 euro. Këto shifra nuk na ndihmojnë as për të thenë se jemi relativitsht të kënaqur. Ambicia, pensioni mesatar 400 euro për të gjithë ata që kanë paguar sigurime të plota. Pensioni minimal për të tjerët do synojmë të shkojë në 200 euro
Kemi nënshkruar 16 marrëveshje për njohjen e pensioneve, e gjetëm me vetëm dy vende. Mbyllëm marrëveshjen me Italinë, duam të mbyllim marrëveshjen me Greqinë,po I rikthehem hyrjes në BE, sepse të gjithë që kanë probleme njohjen e pensionit, marrin pasaportën e kuqe dhe ju mjafton të jeteojnë në Greqi si të barabarta mes të barabartësh
Kur ne morëm detyrën, është një nga gjërat më flagrante, këneta në të gjitha pretendimet e veta, pretendon ta kthejë pas edhe këtë fakt, biznesi vogël vuante një taksim të dyfishtë, paguante njësoj si biznesi I madh, jo vetëm zeruam taksën po edhe e rritëm nga 55 në 140 mijë euro tavanin e xhiros vjetore, dhe hoqm TVSH për një xhiro prej 100 mijë euro. Ky regjim do mbetet i pandryshuar edhe në mandatin e 4. Pa ndryshuar do mbetet edhe regjimi I taksës 15 % për biznesin e madh. Por në mandatin e katërt do kemi një paqe fiskale të negociuar me biznesin. Më pëlqen kjo ide dhe do I propozojmë biznesit një marrëveshje paqeje për 3 vite. 15 % i tatimit do paguhet mbi fitimin e përputhur me normën e rritjes ekonomike. Për çdo fitim shtesë që biznesi do deklarojë mbi atë normë, do tatohet vetëm 5 % është një paqe që nënkupton edhe fundin e cdo lloj inspektimi te biznesi, të cdo lloj kontrolli dhe minuti të harxhuar, pork jo do të nxjerrë në dritë edhe shumë të ardhura të padeklaruara për arsyet që I dimë që binzesi nuk I ka deklaruar dhe hyn te një sërë borxhesh dhe historish.
#Marrëveshje #paqeje #biznesin #për #vite #Rama #Ambicie #pensioni #mesatar #euro
Java News