Aktualitet

“Jemi siguria e vetme për SPAK”, Rama: Dorëzuam ‘shpatën’ e drejtësisë, edhe pse e dinim që do kishte kosto

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i PS-së, shpalos sot programin e Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030 me të cilën u kërkon votën shqiptarëve në zgjedhjet e11 majit.

Rama ftoi shqiptarët të votojnë PS-në më 11 maj dhe jep arsyen pse.

Rama: Liria individuale, ajo cka ne fituam më në fund të fundit në Europë, asnjëherë nuk e kemi aq të sigurtë sac do e kemi kur të jemi pjesë e BE. Barazinë para ligjit, s’e kemi patur asnjëherë, vetëm sot në këto vite të fundit falë reformës në drejtësi, rruugës që ne i hapëm drejtësisë së re, shqiptarët po shohin përpjekjen e parë në histori për barazi para ligjit.

Me krijimin e institucioneve të re, ka nisur të ndodhë hetimi I zyrtarëve, sepse ne i kemi dorëzuar drejtësisë vullnetarisht me një vision të qartë, vullnet të palëkundur, shpatën e zonjës së drejtësisë e cila atë shpatë e mban qysh në lindje të kohëra demokratike për botën ndërkohë që në Shqipëri nuk e kishte deri kur ia dorëzuam ne.

Ka qëndruar në zyrën e të parit të qeverisë, deri kur unë arrita në atë zyrë. E kanë përdorur atë shpatë në mënyrë arbitrare. Kreu i qeverisë futi në burg kryetarin e opozitës, Fatos Nanon, të fundit të burgosur politik. Ne e dorëzuam shpatën sot është në duart e SPAK dhe sot jemi garantët e vetëm të kësaj historie të re, që bufi I kënetës përbetohen se do e kthejnë përmbys. Duan votën në 11 maj që në 12 maj të marrin shpatën e drejtësisë.

#Jemi #siguria #vetme #për #SPAK #Rama #Dorëzuam #shpatën #drejtësisë #edhe #pse #dinim #që #kishte #kosto
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button