Aktualitet

“Nuk e meritojmë integrimin”, Minxhozi për deklaratën e Berishës: Mbyllja e negociatave në 2027, goditje për të

Analisti Skënder Minxhozi thotë se mbyllja e negociateve me BE në vitin 2027, e ka gjetur në pozitë të keqe kreun e PD, Sali Berisha, sipas së cilit, vendi nuk e meriton integrimin.

Në emisionin “Real Story”, Minxhozi u shpreh se reagimi i Berishës, është i rreshtuar në distancë me presidentin amerikan, Donald Trump, pasi aktualisht, marrëdhëniet SHBA-Evropa janë të këqija.

“Së pari, ka të bëjë shumë me deklaratën e komisioneres së zgjerimit, që piketoi vitin 2027, që realisht, as Berisha, as vetë Rama, askush nuk e kishim parë as në ëndërr që procesi të merrte këtë përshpejtim, i cili ishte i papritur. Kjo e ka gjetur keq Berishën, sepse e di që një avancim i tillë në kohë zgjedhjesh është karburant elektoral për kundërshtarin. Së dyti, reagimin e Berishës, e shoh të rreshtuar në distancë me sherifin. Amerika dhe Europa kanë marrëdhënia të këqija. Kjo Europë e institucioneve, konsiderohet çerdhja e fundit e Sorosit. Në Amerikë i pastruam. Mendoj që Berisha, në mënyrë të gabuar, sepse Shqipëria, pa harruar rolin e SHBA në fushën e sigurisë, nuk duhet të humbasë ekulibrin. Berisha gjuan pak edhe nga gjuha e trampistit, duke kujtuar se i jep një goditje kësaj çerdhjeje soroiste. Mendoj që edhe ndaj Europës, Berisha e bën me intitutë këtë shumatore, por nuk të nxjerr diku. Nuk është produktive”, theksoi ai.

#Nuk #meritojmë #integrimin #Minxhozi #për #deklaratën #Berishës #Mbyllja #negociatave #në #goditje #për #të
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button