Aktualitet

Tirana mposhtet edhe në Elbasan, zhytet në fund të renditjes

Tirana u mposht mbrëmjen e së hënës nga Elbasani në transfertë dhe e sheh veten në vendin e fundit të renditjes pas 32 javësh kampionat.

Bardheblutë kaluan të parët në avantazh dhe më pas u përpoqën të menaxhonin rezultatin deri në fund të sfidës. Por, vendasit kërkuan me ngulm golin duke krijuar një mori rastesh para portës së Selmanit, derisa gjetën barazimin me Qosen, shkruan A2.

Goli i fitores për Elbasanin erdhi në shtesë dhe përsëri nga Qose, i cili vulosi një sukses dramatik 2-1 që mban verdheblutë në garë për katërshen e parë.

Ndërkohë, Egnatia rikthehet te fitorja në kampionat. Pas 3 barazimesh radhazi, kampionët në fuqi mposhtën Bylisin me rezultatin 0-2, në duelin e zhvilluar në “Adush Muça”.

Ekipi i Edlir Tetovës mori 3 pikët falë golave të Lushkjes dhe Guindos.

Rrogozhinasit pas kësaj fitoreje kryesojnë me 58 pikë, 4 më shumë se Dinamo dhe 6 më shumë se Vllaznia, shkruan A2.

Ndërkohë, Bylis zbret në vendin e parafundit, me pikë të barabarta me Skënderbeun dhe Laçin.

#Tirana #mposhtet #edhe #në #Elbasan #zhytet #në #fund #të #renditjes
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button