Aktualitet

Maliqi: Jo veç PDK, por edhe partitë e tjera duhet të punojnë për një Qeveri të opozitës!

Kndidati për Kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se jane të gatshëm t’i formojnë institucionet nëse partia e parë nuk mundet ta bëjë.

Hamza tha se ‘nuk preferojnë vija të kuqe me asnjë subjekt politk’.

“Jemi të gatshëm që ne si parti e dytë të marrim përgjegjësitë për formimin e Qeverisë.Jam në komunikim me partitë opozitare që ne ta formojme Qeverinë. Nuk e ka komoditetin Kosova të krijojë vakum institucional. Cdo vonesë në formimin e Qeverisë e paarsyeshme dhe e dëmshme për vendin.Vijat e kuqe nuk i preferoj. Asnjë barriere me asnjë aprti dhe asnje politikan nuk ka tek unë. Jemi në konsultim edhe me LDK, edhe me AAK edhe me NISMA. Nëse vjen radha jemi të gatshëm vendit me i dhënë institucione, por nuk kemi arrit në pikën që me nda postet” tha Hamza raporton “Gazeta Blic”.

Në lidhje me deklaratën e Bedri Hamzës ka folur për “Gazeta Blic”, njohësja e zhvillimeve politikem Aferdita Maliqi.

Maliqi tha se një diskurs i tillë nga Hamza ka qenë edhe gjatë fushatës zgjedhore.

Ajo tha se qëndrimi i PDK por edhe i vetë Hamzës është i qartë se ata preferojnë koalicion me partitë opozitare të deritanishme.

“Diskursi i Bedri Hamzes që ‘nuk kanë vija të kuqe’ me askënd ka qenë edhe gjatë fushatës zgjedhore. Mirëpo, qëndrimi i PDK por edhe i vetë Hamzës është i qartë se ata preferojnë koalicion me partitë opozitare të deritanishme dhe po punojnë në atë drejtim. Hamza dhe Krasniqi e kanë sqaruar disa herë se një koalicion me Vetëvendosjen nuk mund të ndodhë edhe nëse u jepet edhe posti i Kryeministrit” deklaroi Maliqi.

Ajo tutje theskoi se në situatën që ndodhet aktualisht, Kosova, duke patur parasysh qeverisjes jo të mirë të LVV-së, jo vetëm PDK por edhe partitë tjera që kanë qenë nē opozitë duhet të punojnë për një qeveri  që vjen nga opozita.

“Praktika na thotë se në politikën kosovare “kurrë mos thuaj kurrë”, por në situatën që jemi dhe t’u pas parasysh qeverisjen e keqe të Vetëvendosjes, jo vetëm PDK por edhe partitë tjera që kanë qenë nē opozitë duhet të punojnë për një qeveri që vjen nga këto parti” tha Maliqi në pergjigjen e dhënë per “Gazeta Blic”.

Hamza: Kosova s’ka komoditet për vakum institucional, jemi në konsultim me të gjitha partitë politike!



#Maliqi #veç #PDK #por #edhe #partitë #tjera #duhet #të #punojnë #për #një #Qeveri #të #opozitës
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button