Aktualitet

Bum aplikimesh për kreditë për shtëpitë, në 2 muaj u morën 106 milionë euro! Dyfishohen kërkesat në euro

‘Pronësia’ e një apartamenti po bëhet gjithnjë e më e kushtueshme, ndërsa bumi i aplikimeve për kredi nëpër banka për këtë qëllim sa vjen e shtohet. Vetëm në dy muajit e parë të këtij viti, qytetarët kanë marrë 10.6 miliardë lekë ose 106 milionë euro kredi pranë bankave, me qëllim ‘blerje banese’. Në raport me janar-shkurt të vitit të kaluar, kredia për shtëpi u rrit me rreth 31 milionë euro, pasi vjet në këtë periudhë u morën afro 75 milionë euro kredi.

Ndryshe nga vjet, këtë vit po vërehet një shtim i interesit të qytetarëve për ta marrë kredinë në euro. Vetëm në janar e shkurt qytetarët morën pranë bankave 34 milionë euro kredi në monedhën evropianë nga 17 milionë euro që ishte vjet.

Banka e Shqipërisë thotë se interesi mesatar për kredinë për blerje banese në lekë ra në 3.7% nga 4.3% që ishte në fillim të vitit 2024, ndërsa interesi i huasë në euro zbriti në 4.9% nga 5.6%. Ndikim në këtë rënie të interesave kanë dhënë lëvizjet e bankave, si ajo e bankës qendrore evropiane ashtu edhe e Bankës së Shqipërisë të cilat vjet kanë lehtësuar normat bazë të interesit.

Apartamentet vijojnë të rëndojnë xhepin e qytetarëve, pasi është shtrenjtuar ndjeshëm vlera e tyre. Kjo rritje e çmimeve sipas ekspertëve të tregut nuk pritet të ndalojë as në muajit në vijim, ndikuar edhe prej bumit turistik, dhe kërkesës së madhe për apartamente jo vetëm me qira por edhe për blerje.

Në këto kushte edhe pritshmëritë e bankave janë për shtim edhe më shumë të kërkesës për kredi për të blerë shtëpi. Pjesa më e madhe e bankave në vend jep kredi sa 60-80% të vlerës së apartamentit.

#Bum #aplikimesh #për #kreditë #për #shtëpitë #në #muaj #morën #milionë #euro #Dyfishohen #kërkesat #në #euro
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button