Aktualitet

Berisha akuzon Ramën për “plagjiaturë” të programit, Ngjela: Gënjen! Nëse do të ishte e vërtetë do t’i drejtohej gjykatës

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, iu përgjigj disa prej pyetjeve të moderatorit Arbër Hitaj në lidhje me zhvillimet politike të ditëve të fundit, fushata elektorale, akuzat PD-PS për programin elektoral, SPAK-un dhe situatat gjeopolitike në rajon.

Në lidhje me akuzat që PD ka bërë së fundmi se PS i ka vjedhur programin elektoral, Ngjela nënvizon se është gënjeshtër e radhës, pasi në të kundërt do ishte bërë padi penale apo civile për rastin.

“Programi është vlerë, për faktin që ata nuk bëjnë padi gjyqësore, sepse është vlerë personale, kulturore dhe juridike pasi është program në funksion të pushtetit, kjo tregon se gënjejnë. Atë e zgjidh gjykata dhe jo populizmi,. Nëse mua më vjedhin programin shkoj në Gjykatë, fakti që ata nuk shkojnë do të thotë se gënjejnë. Nëse kopjojnë programin tënd është vepër penale dhe civile në dëm të një partie. Akuzat e PD si në mesjetë, gënjen. Fakti që s’kemi një gjë të tillë, pse më pyet. Në demokraci akuza shkon në gjykatë, ka marrë fund. Këto janë interes personal dhe jo kombëtar. Një parti politike që ka interes kombëtar i thotë popullit veprat dhe se çfarë do bëjë, ndryshe janë gënjeshtra. Psh. si do ndalojë emigracionin masiv. Por kujt i thua, këta nuk janë me Shqipërinë, do dalin të gjitha, po prisni”, analizon Ngjela për Report Tv.

#Berisha #akuzon #Ramën #për #plagjiaturë #të #programit #Ngjela #Gënjen #Nëse #të #ishte #vërtetë #drejtohej #gjykatës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button