Zgjedhjet/ Korreshi i bindur: Më e bukura ende nuk ka ardhur, PD-ja është 3,7% më lart se 4 vite më parë

Ai u shpreh se situata është shumë më ndryshe se 4 vite më parë për Partinë Demokratike, ndërsa theksoi se ajo do të ndryshojë edhe më shumë në favor të demokratëve me afrimin e zgjedhjeve.
“Parimi im është nëse nuk i ke dhënë dorën dikujt, mos i kërko dorën. Kemi bërë një fushatë derë më derë në vitin 2021 dhe presim ta bëjë edhe këtë herë. Sondazhet tregojmë se PD-ja është 3.7 përqind më lartë se 4 vite më parë dhe më e bukura ende nuk ka ardhur. Ne jemi pak me vonesë pasi kundërshtari i paguan patronazhistët me lekët e qytetarëve, janë të punësuar në administratë. Megjithatë, demokratët janë aty dhe do të jenë në çdo derë”, tha Korreshi.
Më tej, ai tha se nuk e sheh aspak problem këtë herë partinë e Lulzim Bashës. “Nuk i shikoj më si shqetësim, si 4 vjet më parë. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë vështirësi të madhe PD-ja në këtë drejtim”.
Sa i përket qarkut të Fierit, ku edhe ai garon, Korreshi u shpreh se pret një rezultat 8 me 8 me PS-në.
#Zgjedhjet #Korreshi #bindur #Më #bukura #ende #nuk #ardhur #PDja #është #më #lart #vite #më #parë
Java News