Aktualitet

Guvernatori Sejko: Përdorimi i kartave bankare u rrit me tre herë në katër vitet e fundit, kurse i transaksioneve me shtatë herë

Guvernatori Gent Sejko vlerësoi rritjen e pagesave me karta dhe dixhitalizimit financiar, që i shërben edhe ekonomisë dhe kursimit.

“Në 4 vitet e fundit përdorimi i kartave është rritur 400 për qind ose tre herë më shumë. Shumica e pagesave sot bëhen me kartë, por edhe zgjerimi i përdorimit të POS-eve, kartave të debitit për blerje. Në katër vite është rritur 7 herë numri i transaksioneve, duke e krahasuar me vitin 2020”, tha ai.

Sipas Bankës Botërore, sa më shumë të rritet shërbimi i pagesave dixhitale, aq më shumë kursehet në nivel ekonomik. Nëse këto kuota shkojnë në 70% në pagesa dixhitale, do të kurseheshin 8 mld lekë, nënvizoi guvernatori Sejko mes të tjerash.

#Guvernatori #Sejko #Përdorimi #kartave #bankare #rrit #tre #herë #në #katër #vitet #fundit #kurse #transaksioneve #shtatë #herë
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button