Aktualitet

Prishtina-Vëllaznimi, sonte luhet finalja e Ligës Unike – ky është çmimi i biletave

KB Sigal Prishtina sonte e mirëpret KB Vëllaznimin (20:00) në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet.

Prishtina dhe Vëllaznimi takohen në finalen e madhe të Ligës Unike për këtë sezon.

Kryeqytetasit fituan dje ndaj Besëlidhjes, teksa Vëllaznimi mposhti Yllin për të siguruar finalen.

KB Prishtina ka njoftuar se çmimet e biletave për këtë duel janë: 5 euro për tribunë e 10 euro për parket.

Ja njoftimi:

“FINALJA
E enjte | 20:00
Vëllaznimi – Sigal Prishtina
🎟 Biletat dalin në shitje nga ora 12:00 tek Prishtina Shop në Pallatin e Rinisë.
Çmimet: 5€ Tribunë – 10€ Parket
#TebFinal4 #LigaUnike”, shkruhet në njoftim.

/ Sport



#PrishtinaVëllaznimi #sonte #luhet #finalja #Ligës #Unike #është #çmimi #biletave
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button