Premtimet e Sali Berishës: Çmimi i energjisë do ulet në 7 lekë, për bizneset 6 lekë! Ata që do vendosin panele voltaike nuk do të paguajnë!

Kreu i PD-së, Sali Berisha zhvilloi një takim me banorët e degës 9, ku prezantoi programin e Partisë Demokratike që sic tha ai ka në fokus të lehtësojë barrën për qytetarët.
Berisha premtoi ulje të çmimit të energjisë elektrike në 7 lekë, ndërsa tha se kush do të vendosë panele voltaike pas tre vitesh nuk do të kenë nevojë të paguajnë energjinë elektrike.
Ndërsa për biznesin Sali Berisha u shpreh se do të ulë në 6 lekë.
Sipas Berishës edhe nafta do të jetë me çmimin që ka Kosova, pasi do të përgjysmohet taksa e naftë.
“Ne zotohemi para jush këto të ardhura që mbledhim ne do ti shpërndajmë me drejtësi, do ti shpërndajmë ndryshe. Ne do ti shpërndajmë duke ua kthyer ju, duke u kthyer në pensione, në rroga, duke i kthyer në kartën e konsumatorit. Kjo do të thotë se cdo pensionist, përvec pensionit do të kenë edhe kartën e konsumatorit. Pra do ta merrni me lirë ushqimin, pasi nuk do paguani tvsh.
Shqipëria energjinë mund tja shesë konsumatorit me 7 lekë. Ne do ta ulim 7 lekë energjinë, për biznesin do ta ulim në 6 lekë.
Nafta në Shqipëri shitet 40-50% më shtrenjtë sesa në Kosovë. Shkon nga Durrësi në Kosovë dhe atje shitet me lirë. Pse? Sepse taksa që merr qeveria në një litër naftë është absurde. Qeveria i merr 1.1 euro taksë për litër. Ne do ti përgjysmojmë këto taksa dhe shqiptarët do ta marrin taksën njësoj si në Kosovë.
Për energjinë do financojmë vendosjen e paneleve diellore. Nëse vendosim me bankat panelet voltaike, pas 3 vitesh ata që kanë panelin marrin energjinë falas, nuk paguajnë asnjë qindarkë”, tha Berisha.
Pjese nga fjala e Berishes
Ne paraqitemi para shqiptarëve më një front të gjerë, paraqitemi me një mbështetje dhe vlerësim ndërkombëtar për qëndresën tonë. Qëndresë që ne garantuam vendin me opozitë dhe ecim të sigurt drejt fitores.
Ne paraqitemi para qytetarëve shqiptarë me një program me të cilin ne besojmë se u japim përgjigjen më të mirë të gjitha problematikave të tyre, kudo që ndodhen ata.
E nisim këtë projekt me ata që janë më në nevojë. Më në nevojë janë ata që mezi garantojnë ushqimin. Në nevojë janë pensionistët që kanë shkrirë jetën dhe energjinë e tyre. Tani marrim si shpërblim një shumë krejtësisht të pamjaftueshme për jetën më modeste. Ata mbeten në mëshirën e fëmijëve të tyre që tu dërgojnë një mbështetje.
Edi Rama ka një armë të vetme, mashtrimin. Njeriu ka virtytet e veta, por ka edhe veset e veta. Midis veseve më i keqi është mashtrimi. Ai që mashtron i bën të gjithë. Ky njeri nga mëngjesi deri në darkë vetëm mashtron. Çdo vepër të zezë ky njeri përpiqet ta mbulojë me mashtrime.
Pensioni minimal ishte 82 euro. Dje i thoshte shqiptarëve u thoshte se pensioni mesatar ishte 82 euro. Ndërkohë pensioni mesatar në 2013 ishte 14 300 lekë.
Merr 8 miliard euro, taksat tuaja dhe në këto 8 miliard la për pensionistët 16 milionë euro. Kur ne para një viti dërguam ligjin në parlament për minimumin jetik 200 euro, çka nën kupton se asnjë pensionist nuk mund të marrë më pak se 200 euro, apo një i papunë nuk mund të marrë më pak se 200 euro, ky jo vetëm që nuk e pranoi por tha që kjo të çon në humnerë dhe të çon në katastrofë.
#Premtimet #Sali #Berishës #Çmimi #energjisë #ulet #në #lekë #për #bizneset #lekë #Ata #që #vendosin #panele #voltaike #nuk #të #paguajnë
Java News