Aktualitet

Mungesa e Veliajt në fushatën e PS, Gogu: Synojmë fitoren, po punojmë për mandatin e 20 në Tiranë!

I ftuar ditën e sotme në emision ‘Studio Live’, në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, i pyetur se sa mandate synon PS në qarkun e Tiranës, Gogu tha se PS synon që të përmirësojë rezultatin e zgjedhjeve të kaluara të vitit 2021. Gogu tha se 20 mandate për PS janë fitore.

‘Ne synojmë shumicën transformuese, ne duam që Shqipëria mos të ketë më kthim pas. Shqiptarët e dinë se kush është forca që anijen pavarsisht dallgëve të korrupsionit dhe informalitetit e çon në portin e BE shëndosh e mirë dhe atje do bëjmë ndreqjet e duhura.

Synimi i PS është që të përmirësojë rezultatin e zgjedhjeve të kaluara. Mandati i 19 është diçka normale dhe mandati i 20 është një fitore e mundshme e PS. Sa për mandatin nuk është se kam bërë ndonjë numërim se sa vota më duhen mua, por ne duam që të marrim një rezultat më të mirë në zgjedhjet e kaluara. Jam i bindur se i gjithë ky ekip do të arrijë një rezultat fitimtarë në zgjedhje madje edhe më të mirë se në zgjedhjet e kaluara’, tha ai.

Teksa u ndal tek drejtësia e re, Gogu tha se ai ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në mbështetje të drejtësisë.

‘Kam pasur dhe do te kemë. Unë kam punuar në sistemin e drejtësisë dhe kam parë se si është transformuar sistemi i drejtësisë. Kështu që jam i bindur që ata prokuror dhe gjyqtar që e jetojnë ndryshimin mund ta realizojnë atë dhe mund ta bëjnë atë më mirë. Ka ikur koha kur ligjvënësit në mëngjes bënin ligje dhe më dark i shkelnin ato’, tha ai.

Gogu u ndal edhe tek mungesa e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në fushatën e PS për zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se të gjitha strukturat e PS janë duke punuar që të arrijnë një rezultatë sa më të mirë.

‘Ai ka arritur rezultate në Tiranë kur ka drejtuar fushatën gjatë zgjedhjeve të kaluara. Strukturat e PS janë të angazhuara që të arrijnë atë fitore spektakolare që ka arritur ai më parë. Të gjitha strukturat janë të angazhuara sepse objektivi ynë është anëtarësimi i vendit në BE. Ne punojmë çdo ditë për të arritur ato detyra që duam të arrijmë dhe për të bindur BE që për ne BE nuk është thjeshtë një ëndërr, por një realitet që ka filluar të ndihet’, tha ai.

Një koment, deputeti i Partisë Socialiste e pati edhe votën e diasporës dhe takimet që ka bërë me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

‘Unë di të them atë që pashë me sytë e mi në Itali, në Greqi dhe Angli se si shqiptarët janë më të bindur dhe të vetëdijshëm për ndryshimin që ka ndodhur brenda këtyre 12 vitesh. Ata edhe pse janë në faza të ndryshme të jetës së tyre dhe kanë ndërtuar jetën jashtë, nëse Shqipëria bëhet pjesë e BE dhe ata kanë dy shtëpi, ata janë të gatshëm që të bëjnë ecejake mes këtyre dy shtëpive. Ata e kuptojnë mirë se si kanë ndryshuar qytetet në Shqipëri dhe se si po ndryshon edhe Shkodra. Ata e dinë se ca ishte Shqipëria kur shpresa kishte vdekur dhe si është sot. Ata kanë filluar edhe që të investojnë dhe ta shohin vendin e tyre si një mundësi investimi’, tha ai.

#Mungesa #Veliajt #në #fushatën #Gogu #Synojmë #fitoren #punojmë #për #mandatin #në #Tiranë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button