Aktualitet

Dyshohet se vodhën 41 mijë € në Durrës! Lihet në burg irlandezi, ai dhe partnerja u ‘tradhtuan’ nga kamerat e sigurisë

Gjykata e Durrësit ka vendosur masat e sigurisë për turistët irlandezë Kevin Stack, 42 vjeç, dhe partneren e tij Kate Connolly, të ndaluar më 28 mars për “Vjedhje” në bashkëpunim. Gjyqtarja Suela Xhani vendosi arrest në burg për Stack, ndërsa Connolly do të qëndrojë në paraburgim derisa të paguajë një garanci prej 5000 eurosh brenda pesë ditëve. Pas lirimit, ajo duhet të paraqitet në Policinë Gjyqësore çdo dy muaj.

Ngjarja lidhet me një shumë prej 41,400 eurosh, që çifti dorëzoi në Policinë e Shkodrës, duke pretenduar se e kishin gjetur më 26 mars në Durrës. Megjithatë, blutë e Durrësit dyshuan se kishim të bënim me një rast vjedhjeje, pasi nga kamerat e sigurisë çifti irlandez dallohet teksa iu merr çantën me para dy djemve të rinj, të cilët e gjetën në tokë.

Dyshohet se paratë u përkisnin dy punëtorëve të një agjencie imobilare të cilët u kanë rënë paratë pasi kanë hipur në makinë. Pasi ata janë larguar, dy djem të rinj që po kalonin aty i kanë parë dhe i marrin paratë, por në ato momenti u afrohet çifti irlandez.  Çifti dyshohet se u dha 500 euro si shpërblim të rinjve dhe më pas u larguan drejt Shkodrës. Policia e Shkodrës njoftoi se çifti dorëzoi paratë e gjetura, por historia ka marrë tjetër rrjedhë pas dyshimeve të bluve të Durrësit për vjedhje, çka çoi edhe në arrestimin e tyre.

Policia, duke përdorur kamerat e sigurisë dhe GPS-in e makinës, gjurmoi lëvizjet e tyre dhe i ndaloi për vjedhje. Gjykata urdhëroi ekzekutimin e menjëhershëm të vendimit, ndërsa të dy të akuzuarit mund ta apelojnë masën brenda pesë ditëve.

#Dyshohet #vodhën #mijë #në #Durrës #Lihet #në #burg #irlandezi #dhe #partnerja #tradhtuan #nga #kamerat #sigurisë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button