Aktualitet

“Ç’punë ka Britania me zgjedhjet në Shqipëri?”, Manjani: Po Ambasadën ruse kur do ta informojmë?

“E ç’a pastaj?! Ç’lajm është ky?!

Pastaj ç’punë ka Ambasada britanike që dashka të dijë si po përgatiten zgjedhjet këtu?!

Britania nuk është as OSBE/ODIHR, as Këshilli i Europës e as Bashkimi Europian.  Pse u dashka raportuar se si po ecin zgjedhjet këtu?!

Dua të them se Britania nuk ka asnjë mision monitorues në shtetin shqiptar. Ambasada e Britanisë funksionon vetëm  mbi bazën e një agreement-i dypalësh për interes reciprok, si të gjitha Ambasadat e tjera të huaja këtu.

S’kemi pyet ndonjëherë ne se si po përgatiten zgjedhjet në Britani!!! Ambasada e shteti jonë as e ka idenë se kush është prokurori i madh i Anglisë apo komandanti i zgjedhjeve atje..

Ambasadat informohen si gjithë të tjerët nga lajmet ose zyrat e marrëdhënieve me publikun, por jo nga drejtuesit e Institucioneve në takim zyrtar dhe me tam-tam mediadik.

Mund t’i informohen madje, sipas kohës, interesit reciprok dhe gatishmërisë edhe nga Ministria jonë e Jashtëme.

Ç’punë kanë dy drejtuesit më të lartë të Prokurorisë dhe i KQZ të informojnë një Ambasadë?!

Po Ambasadën ruse kur do e informojnë?!

Kot, po kot fare edhe takimet edhe lajmi mbi to. Madje është turp zyrtar, që tregon se sa pa dinjitet shtetëror jemi”, thotë Manjani.

#Çpunë #Britania #zgjedhjet #në #Shqipëri #Manjani #Ambasadën #ruse #kur #informojmë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button