Rama në Mozaikun e Tiranës: I rilindur si destinacion turistik me copëza të historisë të antikitetit

‘Mozaiku i Tiranës, ky thesar i vyer i arkeologjisë shqiptare, ka rilindur si një ndër destinacionet turistike më të rëndësishme të kryeqytetit, ku ruhen copëza të historisë sonë të antikitetit. Mozaiku përveç pjesës së muzealizimit të objekteve antike është konceptuar edhe si një qendër edukimi e inovacioni për fëmijët’, tha Rama.
I shoqëruar edhe nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Rama bëri një propozim për të vendosur një kënd për tu ulur qytetarët në ambientet e mozaikut.
‘Ai këndi aty mund të bëhet më i bukur për komunitetin mund të vihet një stol i vazhduar që të ulen njerzit, se këtu jam i sigurt që vijnë shumë njerëz. Duhet një stol që të vendoset dhe bëhet si vazhdim i kësaj’, tha ai.
Ndërkohë, kryeministri ka shkëmbyer batuta edhe më një qytetar, i cili i kërkoi që të bënte një foto me të.
Biseda e kryeministrit Edi Rama me qytetarin:
Qytetari: A mund të bëjmë një foto?
Edi Rama: Me mua, po ç’më do mua mo vëlla. Po hajde e bëjmë një foto
#Rama #në #Mozaikun #Tiranës #rilindur #destinacion #turistik #copëza #të #historisë #të #antikitetit
Java News