Sport

Nuk kisha përjetuar diçka të tillë më parë

Oliver Zhiru ka veçuar kohën e tij në Serinë A si periudhën më të mirë në karriërën e tij. Në një interistë për “Le Parisien”, sulmuesi francez ka deklaruar se ka qenë tejet krenar që ka mbajtur veshur fanellën e Milanit. Pavarësisht se ka luajtur në Premier Ligë për 9 vite me rrallë, Zhiru ka thënë se pasionin e tifozëve italianë nuk e ka përjetuar në asnjë vend tjetër. Sipas tij “San Siro” është tempulli i vërtetë i futbollit.

“Kam kaluar 9 vite shumë të bukura në Angli. Por e vështirë se mund të gjeja një vend më të mirë se sa Seria A, Milani i madh me skudeton e 2022-shit. Kam qenë jashtëzakonisht krenar që i kam mbrojtur ngjyrat e tij për 3 vite. Pata mundësinë që të punoja me Maldinin, Piolin dhe Ibrën. E kam shijuar vërtetë periudhën time në Itali. Pasioni i tifozëve, dashuria për futbollin… Kurrë nuk e kam përjetuar diçka të tillë më parë. “San Siro” është tempulli i vërtetë i futbollit”, ka deklaruar Oliver Zhiruja./Sport Ekspres/

#Nuk #kisha #përjetuar #diçka #të #tillë #më #parë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button