Aktualitet

I terrorizuar nga izolimi ndërkombëtar, Berisha lajmëron shqiptarët se e ka ftuar Greqia në Festën Kombëtare

Sali Berisha ka bërë një njoftim të pazakontë në Facebook. Ai ka njoftuar shqiptarët se më në fund e ka çarë izolimin ndërkombëtar. Greqia e ka ftuar në ceremoninë që ambasada e Greqisë në Tiranë organizon për nder të Festës Kombëtare të Greqisë më 25 Mars.

Njoftimin e shpërndan dhe e shoqëron me lutjen që “sipas dëshirës ta ndjekim”.

Nuk dihet se çfarë duhet të ndjekim: koktejin e ambasadës apo hyrjen e Berishës në një ceremoni të një ambasade. Sidoqoftë, duket që është i gëzuar. Ka katër vjet pa e ftuar askush për kafe. Greqia e çau rrethimin. Bravo Beleri!

/TEMA

#terrorizuar #nga #izolimi #ndërkombëtar #Berisha #lajmëron #shqiptarët #ftuar #Greqia #në #Festën #Kombëtare
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button