Aktualitet

Aksident ajror në Francë, momenti kur 2 avionë luftarakë përplasen në qiell (VIDEO)

Një aksident me dy avionë luftarakë Alpha Jet ka ndodhur në Francë. Lajmin e bëri të ditur ministri i Forcave të Armatosura të vendit, Sebastien Lecornou ndërsa mësohet se avionët merrnin pjesë në një provë demonstruese. Dy avionët u përplasën pranë bazës ajrore Saint-Dizier 113, thanë Forcat Ajrore Franceze.

Nga ana tjetër, 2 pilotët e avionit dhe një pasagjer fatmirësisht shpëtuan teksa njoftohet se ata u gjetën të vetëdijshëm, por me lëndime. Një nga tre personat e përfshirë në aksident është raportuar nga organet kompetente si “i plagosur shumëfish”.

Siç është raportuar, një nga avionët e përfshirë në aksident është përplasur me një kapanon, duke shkaktuar zjarr.

“Shërbimet e urgjencës janë mobilizuar dhe koordinimi ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Forcave të Armatosura është siguruar”, tha Lecornou.



#Aksident #ajror #në #Francë #momenti #kur #avionë #luftarakë #përplasen #në #qiell #VIDEO
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button