Aktualitet

Basha mesazh Ramës: Ku i ke shokët Rame! Jam i gatshëm për debat me të, por ai i shmanget

Kreu i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, komentoi video-postimet e fundit me mesazhe ironike dhe Dissing me kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se kjo ishte mënyra për ta vënë para përgjegjësive kreun e qeverisë, të cilit shokët i kanë përfunduar në burg për korrupsion dhe vjedhje.

Madje ai pranoi ftesën e moderatorit Denis Minga që nga Report Tv t’i jepte një mesazh live nga studio kryeministrit dhe jo me video-postim.

“E Ramëëë, ku i ke shokët Rameeee? Pse nuk përgjigjesh, ku i ke shokët? Është vrima ku ke futur shokët Ramë. Sështë faji im se të dhëmb vrima. Ky fyelli ka më shumë vrima se çfarë ta pret ty mendja, se ke mbledh shumë në ato vrimat e fyellit… Merre me qetësi, mos ma shmang përgjigjen. Unë jam live, s’merrem me montime, se thonë i ka rënë batuta, unë e di pse i bën këto gjëra, pse i shmangesh të vërtetës. Unë jam live këtu te Report Tv te Denis Minga…

Ti erdhi më 2013 Ramë dhe ça solle, ça modeli? Ti solle Sajen, Ben Ametajn, Ilir Metën, Lefter Kokën dhe shokët e tij, ti solle njerëz që sollën trafikantë, banditë, hajdutë.

Ça modeli solle ti Rame, modelin e hajdutit, kriminelit, mashtruesit, ça modeli solle ti. Përgjigju njerëzve këtu nga studio e Report Tv, përgjigju shqiptarëve pyetjes time? Ku i ke shokët Rame, sa bëjnë 7 herë 7 Rame?”, u shpreh Basha në mesazhin e tij.

Moderatori Minga e pyet nëse është i gatshëm për një debat publik televiziv me kryeministrin Rama dhe Basha e pranoi duke thënë se ka 15 vite që është i gatshëm, por Rama e refuzon vazhdimisht dhe video-postimet i kanë mbetur si një strategji për ta nxjerrë zbuluar para popullit. Madje Basha ftoi edhe moderatorin Minga që “t’i bënte Diss edhe ai Ramës”.

“Ka që në vitin 2000 që nuk bën debati ai, po futi një Diss edhe ti. Unë jam i gatshëm çdo minutë të ditës dhe natës me të që prej 15 vitesh por ai e shmang debatin. Derisa të mbajë përgjegjësi e të japë llogari, unë këtë punë kam”, tha ai.

#Basha #mesazh #Ramës #shokët #Rame #Jam #gatshëm #për #debat #të #por #shmanget
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button