Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, tre persona përfundojnë në spital, dy prej tyre në gjendje kritike

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e përplasjes, tre shtetas kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

Paraprakisht dyshohet se automjeti tip Mitsubishi ka qenë duke dalë në rrugë, ndërsa mjeti tip Golf ka qenë në parakalim, çka ka sjellë në përplasjen e fortë mes dy makinave.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

#Aksident #në #aksin #LezhëShëngjin #tre #persona #përfundojnë #në #spital #prej #tyre #në #gjendje #kritike
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button