Aktualitet

Rama takim me shtabin elektoral të njësisë 6: Duhet thithur dhe filtruar uji i kënetës! Demokratët që duan, t’i çlirojmë!

Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një takim me shtabin elektoral të njësisë numër 6, në Kombinat.

“Dhe nata vazhdon celulë m’celulë… Uji fle, armiku fle, PS-ja s’fle”, shkruan Rama, për takimin që u zhvillua në këtë orë të vonë.

Kreu i qeverisë i ka inkurajuar të punojnë për fushatë, duke u thënë se duhet “ta thithin ujin e kënetës”.

Duke bërë batuta, kryeministri tha se “duhet thithur sa më shumë uji i kënetës, të filtrohet dhe një pjesë të kthehet në ujë të pijshëm. Pra demokratët që duan të çlirohen, t’i çlirojmë. Pastaj pjesa tjetër, kemi Lulin që të merret me ta”.

Rama: Forca! Duhet futur pompa në të gjitha pikat ku të thithet sa të mundet uji i kënetës. Duhet thithur sa më shumë uji i kënetës, të filtrohet dhe një pjesë të kthehet në ujë të pijshëm. Pra demokratët që duan të çlirohen, t’i çlirojmë. Pastaj pjesa tjetër, kemi Lulin që të merret me ta. Sa i madh që është e, shumë i madh. Kemi Lulin që do merret me ata! Do jetë interesant, të shohim çfarë do të ndodhi.

#Rama #takim #shtabin #elektoral #të #njësisë #Duhet #thithur #dhe #filtruar #uji #kënetës #Demokratët #që #duan #çlirojmë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button