Kush ia çoi informacionin Veliajt për ngjarjet në bashki? Andi Seferi: Kryetari mori përsipër…

Kandidat i PS për deputet, Andi Seferi, gjatë një interviste për gazetarin Besard Jacaj në Klan News, hodhi poshtë deklaratat që janë bërë për përplasje në Bashkinë e Tiranës.
Duke mos komentuar gjatë ai tha se përgjigjja e dhënë nga kryebashkiaku Erion Veliaj para disa ditësh se nga keqinformimi firmosi shkarkimin e Anuela Ristanit si kryetare dhe emëroi Sara Goxhajn, është realiteti i ngjarjes dhe se punët në bashki vijojnë normalisht.
“Është një detyrim qytetar për 10 vitet që kam qenë pjesë e Bashkisë së Tiranës për të ezauruar disa pikëpyetje, të cilat janë shumë të thjeshta në kuadrin logjik sepse nga njëra anë me përgjigjen e dhënë nga kryetari Veliaj para 3-4 ditësh shteroi si argument. Pra mori përsipër nga keqinformimi këto lloj firmosje të kompetencave. Dhe nuk do doja të argumentoja asnjë lloj deklarate partiake.
Dhe nga ana tjetër do doja të nënvizoja një fakt shumë të rëndësishëm sot kishim një mbledhje me drejtorët e përgjithshëm pikërisht për ecurinë e punëve të Tiranës dhe qytetarët e Tiranës më shumë se kush do tjetër janë dëshmitarë se sa normalisht vijon jeta e këtij qyteti”, tha Seferi.
Ndërsa sa i përket mënyrës se si Erion Veliajt i shkoj informacioni për atë çfarë po ndodhte në Bashkinë e Tiranës Seferi tha: “Nuk ka rëndësi se çfarë makine, çfarë targe, çfarë mënyre, çfarë personi. Jam shumë i qetë për mënyrën se si kryetari mori përsipër mosinformim real të gjësë dhe vazhdoi me urdhrat”.
Andi Seferi tha se arrestimi i kryebashkiakut Veliaj në krye të detyrës ishte shumë e rëndë për bashkëpunëtorët.
“Për të gjithë ne bashkëpunëtorët është një ngjarje shumë e rëndë. Pra të jesh duke punuar dhe të ndalohet kryetari i bashkisë është një ngjarje shumë e rëndë. Por shpresoj shumë që drejtësia të veprojë, të vihet në vend dhe të vazhdojmë si njësoj si përpara”, tha Seferi.
#Kush #çoi #informacionin #Veliajt #për #ngjarjet #në #bashki #Andi #Seferi #Kryetari #mori #përsipër
Java News