Bota me sytë nga Shqipëria më 11 maj! “Giro D’Italia” për herë të parë në vendin tonë, Hoxha: Reklamë për vendin

Aktiviteti botëror në çiklizëm, Giro d’Italia së shpejti vjen në Shqipëri.
Mbi 200 televizioneve me transmetime live nga e gjithë bota, në një tur 3 ditor do të jenë në Shqipëri.
Tirana, Durrësi dhe Vlorë janë qytetet ku sportistët do kryejnë paradën e çiklizmit. Grupi i punës që do të bashkërendojë aktivitetin në qytetin bregdetar të Vlorës ka nisur përgatitjet.
Për zëvendësministrin e Arsimit Endrit Hoxha, njëkohësisht drejtues i grupit ndërinstitucional, ky aktivitet do jetë një nga zhvillimet më të rëndësishme për promovimin e Shqipërisë.
“Është një krenari dhe një emocion. Ne do të përpiqemi që të gjithë këto që kemi mbledhur t’i prezantojmë që ky aktivitet të mos jetë vetëm një event sportiv, por dhe një reklamë e mirë për vendin tonë. Sot kemi ardhur në takim për detaje konkrete për çështje e sigurisë, për çështjen e startit dhe finishit të eventit. Do të vijmë edhe në ditët në vijim si grup bashkë edhe me RCS Sport që do të jetë organizatorët e eventit “Giro D’Italia” të tre etapave të para”, tha Hoxha.
Turi i Vlorës do të përfshijë gjithë zonën panoramike të rivierës Shqiptare. Ndërsa do të ketë disa disa ndalesa, ku organizimet festive do jenë të larmishme për të shpalosur edhe më shumë traditën shqiptare.
Më tej policia ka ndarë funksionimin e sigurisë së aktivitetit.
#Bota #sytë #nga #Shqipëria #më #maj #Giro #DItalia #për #herë #të #parë #në #vendin #tonë #Hoxha #Reklamë #për #vendin
Java News