“Një aksion na hodhi poshtë gjithë punën”! Trajneri i Andorrës i mërzitur me golin e shënuar nga Myrto Uzuni: Kështu nuk shkojmë askund

Trajneri i Andorrës, Koldo Alvarez, ka folur pas humbjes që ka marrë ekipi i tij nga Shqipëria. Kuqezinjtë fituan në shifrat 3-0 teksa ishte Rey Manaj që realizoi dy herë dhe në fund Myrto Uzuni, i cili vulosi historinë e këtij takimi. Alvarez ka treguar të gjithë mërzitjen me golin e pësuar nga Uzuni. Sipas tij pas atyre dy golave të shpejt që pësoi Andorra nga Shqipëria, ekipi nisi që të bënte një punë fantastike duke ndaluar golat e tjerë. E teksa Alvarez do të largohej nga Air Albania me një sinjal pozitiv, goli i Myrto Uzunit i prishi të gjitha llogaritë.
“Shqipëria na dëmtoi me dy aksionet e para, na vrau shumë. Një top i ndaluar nga goditja e dënimit dhe një aksion ku mbrojtja jonë, u tregua e gjorë. Kjo e lejoi Shqipërinë që ta kishte ndeshjen në favorin e saj. Pasi pësuam edhe golin e dytë, ne reaguam mirë. U rikthyem në linjën e duhur dhe në vendosjen tonë, u rritëm shumë. Ishte shumë e vështirë për ne që të kishim topin në këmbë, por kemi bërë punë të mirë për shumë minuta. Duhet të jemi më të matur që të mos pësojmë gola në minutat e fundit. Kemi bërë punë shumë të mirë për 60 minuta dhe një aksion, ta hedh gjithë punën në tokë. Kjo nuk ka për të na dërguar askund”, tha Alvarez. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#Një #aksion #hodhi #poshtë #gjithë #punën #Trajneri #Andorrës #mërzitur #golin #shënuar #nga #Myrto #Uzuni #Kështu #nuk #shkojmë #askund
SportExpress