“Thyhet” premtimi? Çfarë do ndodhë me azilkërkuesit në hotelet e Anglisë

Keir Starmer u zotua gjatë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar se do i jepte fund shpenzimeve marramendëse për strehimin e azilkërkuesve në hotele luksoze. Por në fakt ka ndodhur krejt e kundërta. Që prej atëherë, numri i hoteleve ku mbahen emigrantë të paligjshëm është rritur me 8 mijë. Siç shkruajnë mediat britanike, laburistët do të thyejnë zotimin e tyre për t’i dhënë fund këtij skandali, pasi është konfirmuar që kjo lloj praktike do vijojë edhe në vitet e ardhshme.
Edhe pse Zyra e re e Thesarit kërkoi zgjidhje nga Ministria e Brendshme, në dokumentin e bërë publik thuhet se “emigrantët kanë nevojë për strehim të përkohshëm”. Teksa çdo ditë nga taksapaguesit merren plot 5.5 milion paund për këtë çështje, kompanitë e kontraktuara në gjetjen e hoteleve thuhet se kanë abuzuar vitet e fundit. Home Office, nga ana tjetër, ka nënshkruar kontrata 10-vjeçare me vlerë rreth 4.6 miliard paund me 3 kontraktorë privatë në vitin 2019.
Megjithatë, kryeministri i Britanisë së Madhe ka vënë theksin te marrja e një sërë masave, ku kryeson ajo e kthimit të emigrantëve në vendlindjen e tyre apo çmontimi i bandave që merren me këtë aktivitet të paligjshëm. Për të goditur këto të fundit, në Parlament është edhe Projektligji i ri i qeverisë për Sigurinë Kufitare, Azilin dhe Emigracionin.
Jo më larg se të Shtunën, raportohet se 241 emigrantë mbërritën ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Numri më i lartë i tyre i regjistruar brenda 24 orëve është 529 persona.
The post “Thyhet” premtimi? Çfarë do ndodhë me azilkërkuesit në hotelet e Anglisë first appeared on .
#Thyhet #premtimi #Çfarë #ndodhë #azilkërkuesit #në #hotelet #Anglisë
Java News