Përballja Shqipëri-Andorrë, ky është plani i masave të policisë shqiptare

Policia e Shqipërisë ka bërë gati një plan masash për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri – Andorra e cila zhvillohet sonte në orën 20:45.
Sipas forcave shqiptare të rendit, masat konsistojnë në eskortimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të Andorrës, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas, eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të Shqipërisë, në stadium.
“Për të parandaluar futjen e sendeve të kundraligjshme në stadium si lëndë piroteknike e flakadanë e sende të tjera shërbimet e Policisë do kryejnë kontrolleve të hollësishme në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, para se të futen tifozët”.
“Me qëllim garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrolli i territorit në të gjithë qytetin e Tiranës, janë parashikuar planëzime të shërbimeve nga Patrullat e Përgjithshme, Shqiponjat, Policia Kriminale, Policia Rrugore dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, të cilat do të kenë si prioritet dhe sigurimin e rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës dhe menaxhimin e trafikut rrugor:.
:Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, është bashkëpunuar me të gjitha institucionet që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, konkretisht me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe UEFA-n me Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake, Shërbimin Zjarrfikës, Shoqëritë private të sigurisë (stjuartët dhe personeli i sigurisë), Spitalet, qëndrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së pare:, theksohet mes tjerash në njoftimin e Policisë së Shtetit, transmeton Klankosova.tv.
Përballjen Shqipëri-Andorrë do të keni rastin ta ndiqni në Sport 1 të platformës Artmotion dhe televizionin Klan Kosova.
#Përballja #ShqipëriAndorrë #është #plani #masave #të #policisë #shqiptare
gazetablic.com