Sport

Zyrtare/ Juventusi nuk pret fundin e sezonit për të shkarkuar Motën, një ish-futbollist merr drejtimin e bardhezinjve

Aventura e Tiago Motës te Juventusi ka marrë fund. Juventusi nuk ka pritur fundin e sezonit për të shkarkuar trajnerin e tyre. Dy humbjet e fundit me 7 gola të pësuara ishin vendimtare për largimin e 42-vjeçarit nga drejtimi i bardhezinjve.

Juventusi i ka besuar stolin një ish-lojtari të tyre. Bëhet fjalë për Igor Tudorin, i cili ka veshur fanellën bardhezi në vitet 1998-2007, ndërsa në sezonin 2020-2021 ka ushtruar rolin e ndihmëstrajnerit te Juventusi. Palët kanë firmosur një kontratë deri në fund të këtij sezoni, me të drejtë rinovimi në rast se arrihet kualifikimi në Ligën e Kampionëve./Sport Ekspres/

#Zyrtare #Juventusi #nuk #pret #fundin #sezonit #për #të #shkarkuar #Motën #një #ishfutbollist #merr #drejtimin #bardhezinjve
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button