Sport

Lajm i trishtë për gazetarinë sportive, ndahet nga jeta Thanas Gjata

Gazetaria sportive ka humbur sot një kontribuues të saj të rëndësishëm. Thanas Gjata, gazetari sportiv nga Devolli, është ndarë në mënyrë të parakohshme nga jeta.

Gazetari i cili për shumë vite ka qenë një bashkëpunëtor i “Panorama Sport” dhe kohët e fundit ishte edhe një trajner në ekipet e moshave të Devollit, është ndarë nga jeta sot pas një sëmundje të rëndë që e ka larguar nga të dashurit e tij në mënyrë të parakohshme.

“Java News” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Gjata për humbjen e njeriut të dashur.

#Lajm #trishtë #për #gazetarinë #sportive #ndahet #nga #jeta #Thanas #Gjata
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button