Sport

Gazetaria sportive në zi! Ndërron jetë Saimir Demi, humbi betejën me sëmundjen e rëndë

Gazetari i njohur sportiv, Saimir Demi ndërroi jetë sot në moshën 57-vjeçare. Një lajm i hidhur jo vetëm për komunitetin e gazetarëve sportivë, por për çdokënd që pati fatin të njihej me të dhe të mësonte prej tij.

Prej kohësh Saimir Demi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Gazetari Saimir Demi me një karrierë 30-vjeçare, prej kohësh ishte pjesë e RTSH-së dhe ka punuar edhe në gazeta të ndryshme sportive si drejtues.

Miqtë dhe të afërm kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e tij. Saimir Demi është dhe vëllai i gazetarit të njohur Enkel Demi.

#Gazetaria #sportive #në #Ndërron #jetë #Saimir #Demi #humbi #betejën #sëmundjen #rëndë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button