Aktualitet

Basha i përgjigjet Ramës nga Athina për projektin e Tramit: Nuk e kishe prioritet se ishte inceneratori

Pas deklaratës së Ramës nga Vlora se Basha premtoi Tramin në Tiranë por nuk e realizoi, i është përgjigjur menjëherë dhe kreu i Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha.

Në një postim në facebook, Basha shfaqet me një emigrant shqiptar, ndërsa e pyesin kryeministrin se ku i ka shokët.

“O palikári, ku i ke shokët”, Basha nga Athina i përgjigjet Ramës: Trami, trami, po inceneratori boni namin…. Eh mer Rame ku e ke Lalin?

Me ironi, Basha thotë se tramin nuk e deshi Rama pasi nuk vidhte dot. Ai më tej thotë se për këtë projekt ishte Franca mbrapa, por kryeministri i tha ish-Presidentit Holland se nuk e kishte prioritet në qeverisjen e tij.

Sipas Bashës, Rama kishte prioritet inceneratorët me Erion veliajn që të vidhte sa më shumë, ndërsa e pyet sërish se ku e ka Lalin dhe ça ka ndonjë të re sot nga Durrësi?

Reagimi i Bashës

Emigranti: “O, kýrie Ráma, poú eísai, o palikári, ku i ke shokët?” (O Rame , ku je o djal trim, ku i ke shoket?)

Lulzim Basha: O Rame, nga Athina Rame, të pyesin ku i ke shokët, ti meresh me tramin. Po tramin se deshe ti me Rame, se nuk vidhshme dot me tramin. Ishte Franca mbrapa dhe i the presidentit Holland, nuk e kom prioritet. Se kishe prioritet inceneratorët me Lali Erin mo Rame, me vjedh sa më shumë. Ku e ke Lali Erion mo Rame? Ça ka nai të re sot nga Durrësi? E mo Ram, mo Ram, 7×7, 313 Rame.

#Basha #përgjigjet #Ramës #nga #Athina #për #projektin #Tramit #Nuk #kishe #prioritet #ishte #inceneratori
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button