Sport

“Kemi ndarë shumë biseda rreth futbollit”! Armand Duka reagon pas ndarjes nga jeta të Saimir Demit

Saimir Demi, gazetari i njohur në vendin tonë është ndarë nga jeta. Një humbje e madhe për gazetarinë sportive dhe gjithë komunitetin e futbollit, përtej mungesës së madhe qê Demi do t’i lërë familjes. Një reagim ka ardhur edhe nga kreu i FSHF, Armand Duka, pas ndarjes nga jeta të Demit.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të Saimir Demit, një gazetar i përkushtuar dhe një njeri i jashtëzakonshëm. Me të kemi ndarë biseda, analiza dhe opinione për sportin, veçanërisht për futbollin, një pasion që e udhëhoqi gjithë jetën e tij profesionale.

Një njeri i dashur dhe një profesionist i palodhur, Saimiri do t’i mungojë jo vetëm familjes së tij, por edhe komunitetit të gazetarëve dhe sportdashësve, ku kontribuoi me përkushtim për tre dekada.

Në emrin tim personal dhe në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëshortes dhe djalit të tij, si dhe të gjithë miqve që i qëndruan pranë.

U prehsh në paqe, Saimir! Do të të kujtojmë gjithmonë me respekt dhe dashuri”, shkruan Duka. /Sport Ekspres/

#Kemi #ndarë #shumë #biseda #rreth #futbollit #Armand #Duka #reagon #pas #ndarjes #nga #jeta #të #Saimir #Demit
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button