Çfarë po ndodh me Eglin dhe Gjestin? Pamjet e ‘përleshjes’ së tyre shqetësojnë fansat

Një lojë e zhvilluar mes Eglit dhe Gjestit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4 ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit e spektaklit.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se si dyshja, në formën e një shakaje, “luftojnë” me njëri-tjetrin në lavanderi, por situata duket se ka dalë jashtë kontrollit për disa momente.
Teksa tentonin të ngacmonin fizikisht njëri-tjetrin, në një moment Gjesti e kap nga fytyra Eglin, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të disa banorëve.
“Jo, jo ashtu”, dëgjohen duke thënë ata, duke sinjalizuar që situata mund të kishte kaluar kufirin e një loje të zakonshme. Pas kësaj, përplasja mes tyre u ndërpre.
#Çfarë #ndodh #Eglin #dhe #Gjestin #Pamjet #përleshjes #së #tyre #shqetësojnë #fansat
gazetablic.com