Shtohen rastet me tuberkuloz në Shkodër, mjekja: Shqetësues fakti që të prekur janë edhe moshat e reja

Rastet e personave të prekur me tuberkuloz në Shkodër kanë njohur një rritje vitet e fundit, kryesisht pas pandemisë Covid 19. Mjekia pneumologe Genta Smaja në ditën botërore të tuberkulozit thotë se janë rreth 15-20 raste të reja në vit, një shifër që cilësohet e lartë. Shqetësues mbetet fakti që të prekur janë edhe moshat e reja.
“Ajo që nevojitet për të prekurit nga tuberkulozi në rastet kur paraqiten simptomat është që të diagnostikohen sa më shpejt në mënyrë që sëmundja të mos përparojë për të shkaktuar gjendje të rëndë shëndetësore.Për tuberkulozin ka ende një stigëm se mund të sjell pasoja fatale tek personat e prekur por kjo nuk qëndron sepse është një sëmundje e shërueshme’, tha pneumologia Smaja.
Dita botërore e tuberkulozit që është çdo 24 mars synon ndërgjegjësimin ndaj kësaj sëmundje duke qenë se shifrat e të prekurve vitet e fundit kanë njohur rritje duke përfshirë edhe Shqipërinë me mbi 250 të infektuar dhe afro 11 milion në botë.
#Shtohen #rastet #tuberkuloz #në #Shkodër #mjekja #Shqetësues #fakti #që #të #prekur #janë #edhe #moshat #reja
Java News