Sport

Për herë të parë në 21 vite pa bileta/ Tifozët kuqezi marshim protestë para ndeshjes me Andorrës

Rreth dy orë para ndeshjes me Andorrën në Arenën Kombëtare, grupimi Tifozat Kuqezi është drejtuar për në stadium, por këtë herë rruga ishte e ndryshme.

Ata janë ndalur përpara godinës së Federatës Shqiptare të Futbollit për të protestuar kundër këtij institucioni pasi nuk kanë arritur të marrin bileta për herë të parë pas 21 vitesh.

Ata vendosën disa banderola në rrethimin e godinës, ndërsa të bashkuar si gjithmonë, ju drejtuan stadiumit Arena Kombëtare, aty ku do të jenë të parë në mbështetje të djemve kuqezi në këtë përballje të dytë eliminatore për Kupën e Botës.

#Për #herë #të #parë #në #vite #bileta #Tifozët #kuqezi #marshim #protestë #para #ndeshjes #Andorrës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button