Aktualitet

Votimi i të verbërve më 11 maj – 13 mijë persona pritet të marrin pjesë, fleta e votimit një pengesë shtesë

Rreth 13 mijë persona të verbër pritet të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kreu i Shoqatës për të Verbrit, Jonit Ferhati, duke folur për RTSH, ngriti shqetësimin për përmasat e mëdha të fletës së votimit, që e bëjnë të vështirë orientimin dhe përdorimin e shkrimit braj (origj. Braille).

“Fleta e votimit do të jetë 60 cm. Këto 60 cm i përkasin 11 kolonave, që do të thotë 1 kolonë ka përafërsisht 5,45 cm. Duke e analizuar në këtë formë do të jetë tepër e vështirë për të vendosur brajin. Edhe nëse do të përdoret metodologji për ta tërhequr, për ta zvogëluar brajin, do të jetë e vështirë për t’u lexuar dhe për një pjesë ndoshta e pamundur,” tregon z. Ferhati.

“As që e kanë vrarë mendjen ata që ekzistojnë personat me aftësi të kufizuar. Ata thjesht kanë rregulluar raportet, kanë caktuar rregullat e luftës mes tyre dhe nuk e ka konsideruar kush ekzistencën e kategorisë së personave me aftësi të kufizuar,” thotë paraardhësi i tij, ish-kryetari i Shoqatës, Sinan Tafaj.

Mirëpo fleta e votimit nuk janë të vetmet sfida me të cilat përballet ky komunitet.

“Në disa nga qendrat mungon ndriçimi. Në disa, kutia e votimit është e vendosur në pozicionin që e pengon të afrohet ose i mban dritën. Infrastruktura, ashtu siç mungon në rrugë e kudo, edhe në qendrat e votimit është e pamundur lëvizja vetëm e një individi të verbër,” shprehet z. Ferhati.

Në përfundim, përfaqësuesit e komunitetit të të verbërve bëjnë thirrje për një proces zgjedhor të barabartë dhe të drejtë për këtë kategori.

#Votimi #të #verbërve #më #maj #mijë #persona #pritet #të #marrin #pjesë #fleta #votimit #një #pengesë #shtesë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button