“Berisha ka probleme me devijacionet psikike”, Ngjela: SPAK mund ta dënojë, ai thotë do e shkrij

Avokati Spartak Ngjela shprehet se Sali Berisha, kreu i PD-së, ka devijacione psikike të njeriut nën akuzë. Në këtë kuadër, Ngjela shprehet se duhet t’ia durojmë të gjitha deklaratat që bën.
Duke folur për “Studio Live” në Report TV, Ngjela u shpreh se me ish-kryeministrin po ndodh e njëjta gjë që shkrimtari Kafka shpjegon te libri i tij “Procesi”.
Madje ai hodhi edhe dyshimin se mënyra se si po sillet kreu i selisë blu, tregon se ndoshta kanë shkuar me çanta në SHBA për të bindur presidentin Trump për t’i hequr ‘non gratën’ apo akuzat, me mendjen se ai funksionon si biznesmen.
“Ta gjej Saliu se kush e ka shkruar. Si mund të gënjejë njeriu për DASH-in. Por njeriut për hallin personal duhet t’ia durosh të gjitha, ka deviacion psikik, e njoh shumë mirë unë. Është në hall ai. Ai është “Procesi”, ai që ka shkruar Kafka. Ashtu është procesi i të hetuarit dhe të dënuarit që pret të dënohet me burg, kjo është psikika. Gënjeshtra, kuptohet se si duket kanë shkuar me çanta të blejnë Trump, biznesmen, e dinë presidentin amerikan të tillë, e di si veten e tij Saliu. Etika njerëzore e tregon këtë, e mendon ndryshe, se nuk është as jurist, as prokuror. Është në delir, edhe i persekucionit, edhe i madhështisë, kalojnë nga njëri te tjetrit. Kur i kap deliri i madhështisë dalin e duket sikur do pushtojnë botën. E keni parë ju, SPAK e ka në dorë ta dënojë, ky thotë do e shkrijë. Por të shkrijë SPAK duhen 2/3 e votave, por e kuptoj është frika dhe deliri i personit nën akuzë”, thotë Ngjela.
Ai shprehu befasi edhe për mënyrën se si Berisha po sillet, duke diktuar gjithçka vetë dhe duke mos ia lënë avokatëve profesionistë që ta mbrojnë nga akuzat.
“Në botë individi në të tilla pozicione e ka nga natyra dhe shkollimet që ka bërë, besim të avokati, kurse këta drejtojnë avokatin, do marrin pafajësi me shprehje popullore. Ku e di ky çfarë është prova, akuza, fakti juridik dhe pafajësia, kështu që do ta durojmë”, shprehet avokati mes të tjerash.
#Berisha #probleme #devijacionet #psikike #Ngjela #SPAK #mund #dënojë #thotë #shkrij
Java News