Aktualitet

VIDEO / Rama në mesin e të rinjve të PD-së: Jam peng i armiqve më të bukur!

Pak minuta na ndajnë nga mesnata, por kryeministri Edi Rama ndodhet në Vlorë, në mes të një grupi të rinjsh. Me batuta, ai përshëndet qytetarët me një video të postuar në rrjetin e tij social Facebook. Por këta të rinj, nuk janë fort të zakonshëm…sepse janë “energjia” e palës kundërshtare politike, që kryesocialisti nuk heziton t’i quajë armiqtë më të bukur.

“Deti fle, po as Vlora s’fle dhe as “armiqtë” më të bukur në botë nuk flenë. Kërkoj ndihmë, jam peng i rinisë demokratike, FRPD-ja. Peng i një grupi terrorist, terrositë nga Vlora. Ja shefja e grupit të terrorit”, thotë Rama.

Ka edhe një moment gjatë videos, që me ndihmën e një demokrateje arrin të formojë numrin 5, aty ku sipas Ramës duhet vënë kryqi më 11 Maj.

#VIDEO #Rama #në #mesin #të #rinjve #të #PDsë #Jam #peng #armiqve #më #të #bukur
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button