Sport

Shtëpia ishte shumë e pisët, nuk kishte asnjë pajisje mjekësore

Detaje të reja të zbuluara për vdekjen e legjendës Diego Maradona shkaktuan tronditje në mbarë botën. Maradona ndërroi jetë në vitin 2020 për shkak të probleme me zemrën ndërsa po shërohej nga operacioni në zemër. Gjyqi i shtatë anëtarëve të ekipit mjekësor filloi së fundmi dhe do të zgjasë disa muaj.

Mjeku Colin Campbell dëshmoi se nuk kishte defibrilatorë apo pajisje të tjera të nevojshme mjekësore në shtëpinë e Maradonës natën e vdekjes së tij. Ai theksoi se shtëpia ishte shumë e pisët, veçanërisht dhoma ku qëndronte Maradona, pa kushte elementare higjienike apo pajisje mjekësore.

Maradona kishte vdekur për më shumë se dy orë dhe në dhomën e tij nuk kishte asgjë që do t’i ndihmonte me rikthimin e tij, as oksigjen dhe as një defibrilator. Këtë dëshmi e konfirmoi edhe mjeku Juan Carlos Pinto, i cili mbërriti si ambulancë në vendngjarje. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

#Shtëpia #ishte #shumë #pisët #nuk #kishte #asnjë #pajisje #mjekësore
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button