Sport

Shqipëria U-19 fiton miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut, vendos goli i Leart Krasniqit

Kombëtarja U-19 fitoi miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut U-19 me rezultatin minimal 1-0. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Skënderbeu” u vendos nga goli i Leart Krasniqit në minutën e 73-të.

Trajneri Julian Ahmataj e nisi ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut me këtë formacion titullar: Daniel Culi (GK), Yoni El Malem, Diart Gashi, Leon Sylejmani, Ardi Mulaj, Matia Huqi (C), Besalet Krasniqi, Leart Krasniqi, Oresti Rifa, Tedi Malaj dhe Devid Hoxha.

Pjesa e parë e takimit nuk prodhoi asnjë gol, pavarësisht se Shqipëria krijoi disa mundësi të mira.

Në fraksionin e dytë, ndeshja u vendos nga sulmuesi Leart Krasniqi, i cili bëri gjithçka mirë në minutën e 73-të, duke e dërguar topin në rrjetë.

Në këtë sfidë trajneri Ahmataj aktivizoi edhe Ron Isain, Kleo Shpuzën, Bjorni Dukën dhe Rinaldo Nelën.

Deri në fund asgjë nuk ndryshoi në rezultat dhe ndeshja u mbyll me fitoren e Shqipërisë 1-0.

Dy miqësoret ndaj Maqedonisë së Veriut shërbyen për të testuar grupin e lojtarëve të grumbulluar dhe për të vlerësuar gjendjen e ekipit.

#Shqipëria #U19 #fiton #miqësoren #dytë #ndaj #Maqedonisë #së #Veriut #vendos #goli #Leart #Krasniqit
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button