FOTOLAJM/ Rama: Merr shembull nga rinia demokrate e Vlorës, për të marrë pashaportën e BE-së

Kryeministri Edi Rama vijon thirrjet për të votuar atë dhe PS-në në zgjedhjet e 11 majit duke e shoqëruar me posterin ditës së radhës, me numrin pesë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë i drejtohet qytetarëve duke u thënë se vota do të shërbejë për të futur Shqipërinë në BE dhe për të marrë pasaportën e Bashkimit Evropian dhe nuk harron as një ‘thumb’ për PD-në duke marrë shkasë nga takimi i djeshëm me të rinjtë e FRPD-së në Vlorë.
“VOTO 5❤️
Je demokrat?
Merr shembull nga rinia demokrate e Vlorës, bashkohu me ta, me Edi Ramën dhe PS? në 11 maj, jo për t’u bërë socialist po për të futur Shqipërinë në Bashkimin Europian, e për të marrë pashaportën e BE-së, duke u bërë më në fund, europianë të barabartë mes europianëve, me ligj, me zakon, me vulë e flamur???️??”, shkruan Rama.
#FOTOLAJM #Rama #Merr #shembull #nga #rinia #demokrate #Vlorës #për #të #marrë #pashaportën #BEsë
Java News