Aktualitet

Aksioni kundër lojërave të fatit shtrihet edhe në Elbasan, një në pranga. Procedohen 2 efektivë policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, AMP, pas një hetimi disa mujor, ka arrestuar një 25-vjeçar në Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore etj”, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Në këtë hetim janë përfshirë dhe familjarët e tij, vëllai dhe babai me detyrë policë, për të cilët ka nisur procedimi penal.

Në një komunikatë zyrtare të policisë së Elbasanit, thuhet se për shtetasin G. D., 28 vjeç, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Stacionin e Policisë Përrenjas dhe shtetasin H. D., 63 vjeç, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Peqin, ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

Arrestimi i shtetasit F. D. u krye pasi nga kontrolli i biznesit Bar Kafe në pronësi të familjes, i cili rezultonte i palicensuar, u siguruan prova dhe fakte që ata e kishin përshtatur ambjentet e këtij biznesi për organizimin e palejuar të lojërave të fatit.

Nga kontrolli i ushtruar në biznesin Bar Kafe, u sekuestrua një armë e ftohtë e llojit thikë, një telefon celular, si dhe shumat monetare prej 612,700 lekë dhe 550 euro të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm.

#Aksioni #kundër #lojërave #të #fatit #shtrihet #edhe #në #Elbasan #një #në #pranga #Procedohen #efektivë #policie
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button