Aktualitet

Çmontohet organizata e trafikut të drogës në Itali, 9 të arrestuar, shumica e tyre shqiptarë

Një organizatë e trafikut të lëndëve narkotike, e cila operonte prej vitit 2017 sipas të dhënave policore, është shkatërruar gjatë një operacioni ditën e djeshme në rajonin e Torino, në Itali.

Në orët e para të ditës së 21 marsit, karabinierët e kompanisë Chivasso përfunduan një operacion të rëndësishëm antidrogë, duke arrestuar 9 persona, shumica prej tyre shqiptarë, kurse pjesa tjetër rumunë.

Hetimet kishin nisur prej vitit 2021, por u thelluan më tej në vitin 2023, u krye një arrestim i rëndësishëm. Në atë kohë, një shtetas shqiptar ishte ndaluar në Castagneto me 200 gramë lëndë narkotike kokainë, ngjarje që shkaktoi një veprimtari të gjatë dhe komplekse hetimore.

Organizata operonte mes Milanos dhe Torinos, ku ishin rezidentë edhe të dyshuarit. Gjashtë prej të dyshuarve janë në qeli, një në detyrim për paraqitje dhe dy në arrest shtëpiak, informon media italiane.

Autoritetet dyshojnë se të proceduarit penalisht janë pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës që vepronte midis Chivasso-s dhe kodrave, zonë që ka qenë në qendër të operacioneve të shumta policore vitet e fundit.

#Çmontohet #organizata #trafikut #të #drogës #në #Itali #të #arrestuar #shumica #tyre #shqiptarë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button