Aktualitet

Spiropali takohet me ish-Presidentin: Do bëjmë realitet kërkesën për ngritjen e muzeut “Aleksandër Moisiu” në Kavajë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, është takuar sot në Kavajë me ish Presidentin Alfred Moisiu. Ajo ka ndarë disa foto në rrjetet e saj sociale.

“Në Kavajën bujare e krenare, një kafe me të urtin, Presidentin Alfred Moisiu, figurë emblematike dhe të respektuar, jo vetëm për qytetin, por për mbarë Shqipërinë.

Në vitin e Aleksandër Moisiut, artistit të madh që lidh kulturën shqiptare me atë austriake dhe botërore, do të bëjmë realitet kërkesën e Presidentit Moisiu për ngritjen e një muzeu në Kavajë, qytetin e origjinës së këtij artisti të shquar, për të nderuar jetën dhe krijimtarinë e tij”, shkruan në rrjetet sociale Spiropali.

#Spiropali #takohet #ishPresidentin #bëjmë #realitet #kërkesën #për #ngritjen #muzeut #Aleksandër #Moisiu #në #Kavajë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button